Përfundon kriza e pengjeve në Turqi, arrestohet personi që rrëmbeu 7 punëtorë

Evropë

Përfundon kriza e pengjeve në Turqi, arrestohet personi që rrëmbeu 7 punëtorë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:29
Turqi

Shtatë persona u shpëtuan dhe rrëmbyesi u arrestua, gjë që i dha fund krizës së pengjeve në fabrikën amerikane “P&G” në provincën turke të Kocaelit, tha sonte guvernatori i Kocaelit, Sedar Yavuz.

Kriza e pengjeve filloi rreth orës 14:40 dhe përfundoi në orën 23:50 me orën lokale, sipas mediave turke.

Guvernatori deklaroi se i dyshuari kishte me vete dy armë dhe se policët e neutralizuan me një veprim të shpejtë.

“Qëllimi ishte të nxirrnim njerëzit të sigurt. Ne neutralizuam sulmuesin, askush nuk u lëndua, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi Javuz.

Një person i armatosur sulmoi një fabrikë në zonën industriale të Kocaelit për të protestuar kundër sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat