​NATO: Siguria në Bosnje ka rëndësi për Evropën

Evropë

​NATO: Siguria në Bosnje ka rëndësi për Evropën

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 12:23
Mircea Geoana

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka thënë se ky vendi gjithmonë do të kenë një partner të ndershëm me qëllime të mira dhe me ndikim të gjerë për të arritur aspiratat tuaja për rrugën tuaj euroatlantike.

Sipas tij, kjo vizitë e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Sarajevë tregon rëndësinë e partneritetit afatgjatë midis NATO-s dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Ai ka thënë se një punë e rëndësishme është duke u zhvilluar në shumë fusha që kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, miratuan paketën e re të Ndërtimit të Kapaciteteve të Mbrojtjes për këtë vend në vitin e kaluar.

“Në fushën e menaxhimit të krizave ne po punojmë për të zgjeruar një platformë softuerike e cila ndihmon në shkëmbimin e informacionit për fatkeqësitë. Për luftën kundër terrorizmit, ne po zhvillojmë një kurrikul trajnimi për Ministrinë e Sigurisë. Ne po ndihmojmë në përmirësimin e objekteve për ruajtjen e sigurt të armëve të vogla dhe të lehta. Dhe duke punuar për të përmirësuar infrastrukturën në Komandën Kombëtare të Stërvitjes dhe Doktrinës. Gjithashtu vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për kurset e drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes për oficerët dhe nënoficerët. Forcat e armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës janë një nga institucionet më të rëndësishme multietnike të vendit. Ato kanë kaluar nëpër një transformim të jashtëzakonshëm që kur u krijuan në vitin 2005. Ju takon juve dhe lidershipit tuaj politik dhe popullit të Bosnje Hercegovinës që të vendosni për të ardhmen tuaj. Dhe do të keni gjithmonë në NATO, një partner të ndershëm me qëllime të mira dhe me ndikim të gjerë për të arritur aspiratat tuaja për rrugën tuaj euroatlantike. Mendoj se kjo vizitë do të përforcojë bashkëpunimin tonë dhe do të ndihmojë për të parë shumë më tepër donacione dhe kontribute të rëndësishme nga aleatët dhe partnerët për suksesin e forcave tuaja të armatosura”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat