Përshkallëzohen protestat në Greqi, fermerët të pakënaqur me premtimet e qeverisë

Evropë

Përshkallëzohen protestat në Greqi, fermerët të pakënaqur me premtimet e qeverisë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Tre ditë pasi kanë hyrë me traktorët e tyre në Selanik duke rrethuar ekspozitën Agrotica, fermerët grekë po përshkallëzojnë protestat e tyre. Përveç dhjetëra blloqeve me mijëra traktorë në gjithë vendin, fermerët kanë bllokuar përsëri Selanikun në mënyrë të organizuar.

“Vijmë sot këtu të bëhemi si muri kinez, një front rezistence, për të protestuar kundër rritjesë së  çmimeve bujqësore, nga fusha në raftet e supermarketeve që po na vret jo vetëm ne që prodhojmë për edhe kosnumatorët”, tha Yiannis Panagis-zëvendës President i Shoqatës së Bujqësisë Serres.

Një prej kërkesave për ta është ulja e kostove të prodhimit, e cila në shumë raste nuk i lejon ata as të kultivojnë. Prandaj kërkojnë naftë pa taksa dhe një tavan të çmimit të energjisë elektrike rurale në 7 cent/Kwh.

Gjithashtu kërkojnë dëmshpërblim në masën 100%, për dëmtimet e prodhimit bimor, shtazor , të dyqaneve, makinerive, depove dhe prodhimit të depozituar për të gjithë ata që u prekën nga përmbytjet e stuhive të mëdha në Thessali.

Fermerët theksojnë se problemet e tyre nuk janë intensifikuar vetëm për shkak të krizës klimatike dhe energjetike, por edhe nga Politika e Përbashkët Bujqësore, e cila për ta, ashtu si edhe për bujqit në B , duket si e shkëputur nga realiteti dhe nga mungesa e masave reale mbështetëse.

Kostoja e prodhimit çon në kolapsin e plotë të bujqësisë dhe blegtorisë greke dhe shenjat që janë më se të dukshme prej vitesh, pushtetarët i kanë shpërfillur plotësisht, u shprehën fermerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat