Prej sot, nipi i kriminelit Slobodan Millosheviq bëhet deputet në Kuvendin e Serbisë

Evropë

Prej sot, nipi i kriminelit Slobodan Millosheviq bëhet deputet në Kuvendin e Serbisë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 08:37
Marko Milosheviq dhe Ivica Daçiq

Kuvendi i Serbisë sot do të mbajë seancë konstituive dhe pika e parë e rendit të ditës është konfirmimi i mandatit të përfaqësuesve të rinj. Mbledhja e re e parlamentit do të konstituohet me konfirmimin e të paktën dy të tretave të mandateve përfaqësuese.

Në përputhje me rregulloren, seancën konstituive do ta kryesojë përfaqësuesi më i vjetër Stojan Radenoviq, ndërsa në punën e tij do ta ndihmojë një, më i riu, përfaqësues nga katër listat zgjedhore që kanë marrë numrin më të madh të mandateve. Në mesin e atyre përfaqësuesve më të rinj është Marko Milosheviq, nipi i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq.

Në zgjedhjet parlamentare, nipi i Millosheviqit zuri vendin e tretë në listën zgjedhore “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë”. Ishte një koalicion i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Serbisë së Bashkuar (JS) dhe të Gjelbërve të Serbisë (ZS), i cili mbështeti ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Koalicioni i lartpërmendur përfundoi i treti në zgjedhje, duke fituar 18 mandate. Daçiq tha menjëherë natën e zgjedhjeve se nuk ishte i kënaqur me rezultatin e partisë së tij. Ai vuri në dukje se pas atyre rezultateve zgjedhore, duhet kërkuar një drejtues i ri i SPS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat