Fermerët spanjollë në protesta

Evropë

Fermerët spanjollë në protesta

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë në organizimin e protestave në të gjithë vendin.

Ashtu si fermerët nëpër shtetet e tjera, ata kërkojnë më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të forta mbi prodhimet e vendeve jo anëtare të BE-së dhe më shumë ndihmë nga qeveria e tyre.

Në disa rajone, fermerët spanjollë bllokuan rrugët dhe shkaktuan ndërprerje të gjata trafiku.

Një protestë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar për në fund të këtij muaji.

Fermerët dolën në rrugët e zonave bujqësore në brendësinë veriore të Spanjës, duke ngarë traktorët në autokolona, duke valëvitur flamujt spanjollë dhe duke mbajtur pankarta në duar.

Fermerët spanjollë kanë ankesa të ngjashme sikur ata në Francë, Belgjikë, Holandë, Itali dhe vende të tjera që kanë protestuar kohët e fundit, shkruan BBC.

Ata thonë se rregulloret që janë pjesë e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), së bashku me kostot e larta të karburantit dhe energjisë, e bëjnë të vështirë për ta të nxjerrin fitim, transmeton Alat M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat