Fitoi zgjedhjet në Holandë, por po i dështojnë negociatat një pas një për formimin e qeverisë

Evropë

Fitoi zgjedhjet në Holandë, por po i dështojnë negociatat një pas një për formimin e qeverisë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 23:47
Pieter Omtzigt

Partia qendrore e Holandës, NSC u tërhoq nga negociatat për formimin e një qeverie të shumicës, duke komplikuar detyrën e politikanit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders për të formuar një koalicion.

Partia NSC fitoi 20 vende në zgjedhjet e 22 nëntorit, të cilat u fituan nga Partia nacionaliste e Lirisë (PVV) e Wildersit.

NSC u konsiderua një partner i rëndësishëm për formimin e një koalicioni që do të kishte shumicën në parlamentin holandez prej 150 vendesh, raporton politico.

Wilders, i cili fitoi një të katërtën e votave në zgjedhje, ka negociuar që nga fundi i nëntorit me NSC-në, si dhe me partinë e qendrës së djathtë VVD të kryeministrit në largim, Marko Rutte dhe partinë e fermerëve BBB.

Në një letër drejtuar anëtarëve të partisë, kreu i NSC Pieter Omtzigt tha se i konsideronte negociatat të përfunduara. “Tepër zhgënjyese. Vendi e do këtë koalicion, nuk e kuptoj fare”, tha Wilders në një deklaratë.

Pengimi për NSC ishin financat, tha Ronald Plasterk, ndërmjetësi në bisedimet e koalicionit. Ky veprim ndërlikoi më tej negociatat tashmë të vështira për Wildersin. Nëse nuk mund të krijohet koalicioni, zgjedhjet e reja janë opsioni i fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat