Shembet ndërtesa në Barcelonë, nxirren nga rrënojat trupat e pajetë të 3 personave

Evropë

Shembet ndërtesa në Barcelonë, nxirren nga rrënojat trupat e pajetë të 3 personave

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 11:27
Barcelonë

Tre trupa janë gjetur sot nën rrënojat e një ndërtesë  pesëkatëshe afër Barcelonës (në verilindje të Spanjës), pjesa e brendshme e së cilës u shemb ditën e djeshme.

“Kemi gjetur tre trupa të pajetë brenda banesës që u shemb në Badalona. Ata ende nuk janë identifikuar”, sipas një njoftimi të zjarrfikësve.

Për momentin nuk dihen shkaqet e shembjes.

Nëntëmbëdhjetë ekipe zjarrfikësesh punuan gjatë gjithë natës, së bashku me qen specialistë, për të gjetur personat, duke pastruar me duar rrënojat.

Sipas mediave lokale, blloku i pallateve, i cili përfshinte 20 apartamente, është ndërtuar në vitin 1959 dhe së fundmi i ishte nënshtruar një kontrolli sigurie.

Autoritetet komunale të Badalona njoftuan përmes X se kishin shpallur tri ditë zie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat