Putin pritet të takohet me Erdoganin, gazetari zbardh agjendën: Ja çfarë do të diskutohet në Turqi

Evropë

Putin pritet të takohet me Erdoganin, gazetari zbardh agjendën: Ja çfarë do të diskutohet në Turqi

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:00
Vladimir Putin dhe Erdogan

Për herë të parë që nga nisja e pushtimit të territorit të Ukrainës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin planifikon një vizitë zyrtare jashtë vendit të tij.

Bëhet fjalë për vizitën që ai do të zhvillojë në Turqi dhe temat kryesore të bisedimeve me homologun Erdogan.

Gazetari Sokol Brahaj në Turqi zbardh më shumë detaje rreth vizitës së presidentit Vladimit Putin në bisedime me Erdoganin.

"Ne dje kishim 1-vjetorin e tërmetit të madh dhe gjithashtu ndodhi akti terrorist në Stamboll. Ka qenë një tragjedi e madhe. Në datën 12 Vladimir Putin do të vijë në Turqi dhe në datën 14, presidenti Edorgan do të shkoj në Kairo të Egjiptit pas 12 viteve që i ka pasur marrëdhëniet totalisht të prera. Kjo është një agjend diplomatike e Ankarasë shumë e ngjeshur në muajin shkurt. Takimet dhe udhëtimet për jashtë dhe udhëtimet nga jashtë të politikanëve me emër botërorë, këtë muaj duket se janë agjenda kryesore e Ankarasë", tha Brahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat