Konspiracioni i ri i Nestoroviq për vrasjet në Serbi, tregon kush qëndron pas vrasjeve masive

Evropë

Konspiracioni i ri i Nestoroviq për vrasjet në Serbi, tregon kush qëndron pas vrasjeve masive

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 15:25
Branimir Nestoroviq dhe Aleksandër Vuçiq

Deputeti dhe mjeku konspiracionist Branimir Nestoroviq ka trazuar edhe një herë opinionin në Serbi, këtë herë me deklaratën se pas vrasjeve masive në Serbi qëndrojnë “shërbime të ndryshme” me qëllim të destabilizimit të vendit, transmeton Danas.

“Ajo që po ndodhte sërish mbante erë të fortë të disa shërbimeve të llojeve të ndryshme. Pra, është një përpjekje tjetër për destabilizimin”, tha Nestoroviq.

Deklarata e tij është adresuar nga Vladimir Medjak nga Lëvizja Evropiane në Serbi, i cili ka thënë se për çdo gjë që është thënë, prokuroria do të duhet ta thërrasë Nestoroviqin dhe ta marrë në pyetje.

“Për këtë prokurori duhet ta thërrasë për të sqaruar dhe nëse nuk ka çfarë të bëhet, të fillojë procedura penale. Organet e rendit arrestuan një burrë sepse ai kishte shkruar në Tëitter, të cilin e lexuan 1000 persona, se nuk ka ujë të pijshëm nga rubineti në Beograd e për këtë deklaratë heshtin”, ka shkruar Medjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat