Në Kroaci u dogjën “Putin edhe Vuçiç” – Serbia dënon këtë akt dhe i dërgon notë proteste Kroacisë

Evropë

Në Kroaci u dogjën “Putin edhe Vuçiç” – Serbia dënon këtë akt dhe i dërgon notë proteste Kroacisë

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Akti absolutisht i papranueshëm është vlerësuar djegia e kukullave me pamjen e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe atij të Rusisë Putin, në një festë me maska në Kashtel Stari, për këtë shkak Serbia i ka dërguar notë proteste Kroacisë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i jashtëm Daçiç e ka dënuar ashpër incidentin e djegies së kukullave me figura të Putinit dhe Vuçiçit në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci, duke i dorëzuar ambasadës kroate në Beograd notë proteste.

“Dënojmë ashpër incidentin që ndodhi me 13 shkurt në parakalimin tradicional të karnavalit në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci. Djegia e kukullës me figurën e presidentit Vuçiç përbën akt absolutisht të papranueshëm, që është në kundërshtim me përcaktimin e përbashkët për normalizimin e raporteve dhe avancimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mes vendeve tona”, shkruan në notën e protestës

“Me këtë akt skandaloz të shpërndarjes së urrejtjes dërgohet porosia e cila në asnjë mënyrë nuk kontribuon forcimin e raporteve të mira fqinjësore, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe direkt dhe seriozisht minon raportet mes dy vendeve. Me këtë rast i dërgojmë notë proteste ambasadës së Kroacisë në Beograd lidhur me këtë incident”, ka deklaruar Daçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat