Vdes në burg kritiku më i madh i Putinit

Evropë

Vdes në burg kritiku më i madh i Putinit

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:39 Përditësuar në ora: 12:55 më 16.02.2024
Aleksei Navalny

Rusia thotë se Navalny ka vdekur në burg

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në burg, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.

Kjo deklaratë, e publikuar më 16 shkurt, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Mediat e kontrolluara nga shteti rus po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.

Media shtetërore, TASS, citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për raportimet lidhur me vdekjen e Navalnyt dhe se ai nuk kishte informacione për shkakun e vdekjes së tij.

Në deklaratën e Shërbimit Federal të Burgjeve u tha se Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen.

Një autoambulancë shkoi në tetim për ta trjatuar, por ai vdiq, u tha në deklaratë.

Avokati i politikanit, Leondi Solovyov, ka refuzuar që të komentojë për raportimet. Ai sqaroi se një avokat avoat mbrojtës ishte një ditë më parë në burg dhe Navalny ishte mirë.

Ndërkaq, sekretarja për media e Navalnyt, Kira Yarmysh, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se ekipi i kritikut të Kremlinit, nuk ka konfirmim për vdekjen e tij.

"Shërbimi Federal i Burgjeve në qarkun Jamalo-Nenets po shpërndan lajme për vdekjen e Aleksei Navalnyt në burgun IK-3. Ne ende nuk kemi konfirmim për këtë lajm. Avokati i Navalnyt do të shkojë atje dhe sapo të kemi informacione, do t'iu njoftojmë", shkroi ajo.

Më 14 shkurt, autoritetet kishin njoftuar se Navalny ishte dërguar në izolim për të 27-herë që kur ishte burgosur tri vjet më parë.

Vdes në burg kritiku më i madh i Putinit

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari AA Navalny u ndje mirë pas një shëtitjeje, pothuajse menjëherë duke humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë, shkruan SkyNews.

“Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës.

“Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive.

“Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë vrasjeje me helm që ka qenë e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat