Zelensky akuzon Putinin për vdekjen e Navalny

Evropë

Zelensky akuzon Putinin për vdekjen e Navalny

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:03
Volodymyr Zelenskyy

Volodymyr Zelenskyy ka reaguar për vdekjen e kritikut të Putinit, duke thënë se presidenti rus është përgjegjës.

Duke folur nga Gjermania, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, udhëheqësi ukrainas tha se presidentit rus nuk i intereson kush vdes për sa kohë që pozicioni i tij në krye të shtetit është i sigurt.

“Natyrisht se ai u vra nga Putin. Si mijëra të tjerë që janë torturuar. Kjo tregon se përse Vladimir Putin duhet të humbasë gjithçka dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij”, shtoi ai.

Navalny vdiq këtë të premte në burg, për shkaqe ende të panjohura, ndërsa sipas burimeve ruse mjekët u përpoqën ta shpëtonin për 30 minuta, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat