Kush është gruaja e bukur e Alexei Navalnyt, dyshja u takuan për herë të parë gjatë pushimeve në Turqi

Evropë

Kush është gruaja e bukur e Alexei Navalnyt, dyshja u takuan për herë të parë gjatë pushimeve në Turqi

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 07:41
Alexei Navalny dhe gruaja e tij

Lajmi për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny tronditi botën, ku vendet perëndimore përfshirë SHBA-në fajësuan presidentin rus Vladimir Putin.

Navalny vdiq të premten në koloninë penale ku po mbahej i burgosur nga një dënim që cilësohej i motivuar politikisht.

Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya mori pjesë të premten në konferencën e Sigurisë në Mynih duke thënë se Putini dhe aleatët e tij duhet të jenë përgjegjës për gjithçka që i ka ndodhur familjes së tyre.

Image
Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya

Por, kush është Yulia Navalnaya dhe çfarë dimë për relacionin me Navalnyn.

Për vite me radhë, Yulia një ekonomiste dhe e ashtuquajtura ‘Zonja e Parë’ e opozitës ruse, i qëndroi afër bashkëshortit të saj në përpjekjet e tij për të ekspozuar korrupsionin e Kremlinit, duke u shfaqur në emër të tij në paraqitje të panumërta publike dhe duke iu bërë thirrje mbështetësve të mos dorëzoheshin kurrë edhe kur Navalny ishte në burg.

Image
Alexei Navalny dhe familja e tij

Ajo u takua me Alexei Navalnyn në vitin 1998 derisa ishte me pushime në Turqi dhe dyshja u martuan vetëm dy vjet më vonë.

Yulia më pas lindi dy fëmijët e tyre, Dasha-n dhe Zakhar-in, përkatësisht në vitin 2001 dhe 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat