​Forcat ukrainase eliminojnë 1080 pushtues

Evropë

​Forcat ukrainase eliminojnë 1080 pushtues

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:40
Pamje nga lufta në Ukrainë

Forcat mbrojtëse të Ukrainës kanë njoftuar se kanë eliminuan rreth 402.430 pushtues rusë midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 18 shkurtit të vitit 2024, duke përfshirë 1080 në 24 orët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një postimi në Facebook, transmeton Ukrinform.

Për më tepër, forcat mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan 6487 (+11) tanke armike, 12.198 (+53) automjete luftarake të blinduara, 9709 (+40) sisteme artilerie, 984 raketahedhës të shumëfishtë, 674 (+3) sisteme luftarake kundërajrore, 335 ( +3) avionë luftarakë, 325 helikopterë, 7,449 (+36) sisteme ajrore taktike pa pilot, 1898 (+2) raketa lundrimi, 25 anije luftarake/prerëse, 1 nëndetëse, 12.736 (+2) kamionë dhe cisterna karburanti.

Poashtu dhe 1540 (+) pjesë të pajisjeve speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat