​Marrëdhënie të veçanta: Putin i dhuron makinë luksoze Kim-it të Koresë së Veriut

Evropë

​Marrëdhënie të veçanta: Putin i dhuron makinë luksoze Kim-it të Koresë së Veriut

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un një makinë luksoze të prodhimit rus.

Media shtetërore e Phenianit tha se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, veturë luksoze me përmasa të plota të llojit të përdorur nga vetë zoti Putin.

Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri, raketa dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.

Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët Ruse shtatorin e kaluar, i cili ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.

Kim Jong-un besohet të jetë një entuziast i makinave dhe se ka një koleksion të automjeteve të huaja luksoze.

Motra e Kim, Yo Jong tha se "dhurata shërben si një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të veçanta personale midis liderëve të lartë" të dy vendeve, në komentet e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Por Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se dhurata shkeli sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, të cilat ndalojnë furnizimet e disa kategorive të automjeteve, përfshirë makinat luksoze.

Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut kanë treguar se Putin do të vizitojë Phenianin në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat