Një tërmet i ri tronditi Kroacinë dhe BiH, edhe më i fortë se ai i mëparshmi

Evropë

Një tërmet i ri tronditi Kroacinë dhe BiH, edhe më i fortë se ai i mëparshmi

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një tërmet i ri me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit, ka regjistruar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm.

Rreth orës 5 të mëngjesit EMSC njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa është ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë.

Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit. Ai tërmet ishte me magnitudë 2.2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat