Sanchez premton “çfarëdo ndihme” për viktimat e zjarrit masiv në Valencia

Evropë

Sanchez premton “çfarëdo ndihme” për viktimat e zjarrit masiv në Valencia

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 11:48
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është rrugës për në vendngjarje në lagjen Campanar të Valencias.

Para se të nisej, Sanchez ka shprehur mbështetjen e tij dhe ngushëllime për të prekurit nga zjarri vdekjeprurës.

Ai tha se ishte i tronditur nga zjarri i tmerrshëm duke shtuar se ishte në kontakt me kryebashkiakun e Valencias dhe zyrtarët rajonalë.

Sanchez poashtu u shpreh i gatshëm të ofronte “çfarëdo ndihme të nevojshme”.

Nga ky zjarr raportohet se kanë vdekur katër persona dhe rreth 19 janë të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat