Mali i Zi mbështet të drejtën për liri dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ukrainës

Evropë

Mali i Zi mbështet të drejtën për liri dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ukrainës

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Jakov Milatoviq

Mali i Zi është në radhën e gjatë të shteteve që mbështesin Ukrainën.

Është presidenti i këtij shtetit, Jakov Milatoviq, që ka shprehur mbështetjen e Podgoricës ndaj Kievit, që sot shënon saktësisht dy vjet që prej nisjes së luftës me Rusinë.

“Në këtë ditë dy vjet më parë nisi agresioni i Rusisë mbi Ukrainën. Mali I Zi mbështet të drejtën për liri dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ukrainës”, ka shkruar Milatoviq.

“Mbesim të përkushtuar për politikën e paqes dhe vlerave fondamentale në të cilat demokracia mbështetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat