Ai beson se Putini është i dënuar të humbasë në të gjitha frontet!

Evropë

Ai beson se Putini është i dënuar të humbasë në të gjitha frontet!

Nga: H. Rafuna Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Eirik Kristoffersen

Në një artikull në Aftenposten, shefi i mbrojtjes është jashtëzakonisht i ashpër, duke e quajtur Vladimir Putinin gjithnjë e më diktatorial, njëherit e quan arkitektin pas luftës më të keqe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Lufta i ka kushtuar dhe do t'i kushtojë shtrenjtë Rusisë, por edhe nëse forcat ruse fitojnë disa beteja, vendi do ta humbasë vetëvetiu  luftën, sepse humbjet ruse në personel dhe material janë të mëdha”, shkruangjenerali Eirik Kristoffersen.

Ai ia ngarkon të gjithë përgjegjësinë për shpërthimin e luftës, sundimtarit të vetëm të Kremlinit. Pa bekimin e Putinit, lufta nuk do të kishte parë kurrë dritën e diellit, thotë  gjenerali i Norvegjisë.

Ai  ia atribuon të gjithë përgjegjësinë Putinit për faktin se qindra mijëra ushtarë janë vrarë ose plagosur, miliona janë dëbuar, janë kryer krime lufte në këtë paralele të plotë me shkatrrimet e Hitlerit në 1940!

Përgjegjësia për t'i dhënë fund kësaj lufte i takon atij që e filloi luftën, ai duhet të kuptojë se nuk ka asnjë mundësi që Rusia apo populli rus të vazhdojnë me këtë luftë të pakuptimtë. Ai është fajtor, herët a vonë ai do të humbasë”, thotë shefi norvegjez i mbrojtjes.

Ai përdor fjalë të rënda  për të përshkruar sjelljen e pamëshirshme të Putinit ndaj një kombi të pavarur, duke e quajtur Ukrainën “një fole naziste”, por që vetë ua kalon metodave që i bëjnë jehonë epokës brutale të Stalinit dhe vlerave të shtrembëruara të Hitlerit.

Kristoffersen megjithatë beson se Perëndimi duhet të kishte bërë shumë më tepër për të mbështetur dhe integruar Ukrainën pas vitit 2014 me një efekt parandalues ​​ndaj Rusisë, për të parandaluar një luftë të madhe në Evropë. 

Jemi në pritje të rënies së Putinit, jemi dëshmitarë për veprimet e regjimeve  autaritare, ato mund të kenë suksese por në një moment ato arrijnë në një pikë kur edhe shemben! Kur kjo ndodh, pasojat janë të mëdha dhe të paparashikueshme edhe për Rusinë e cila nuk është afër një pike të tillë, por që vendi është kah shkon drejtë kësaj pike”, shkruan Eirik Kristoffersen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat