Varhelyi në Mal të Zi: Po shkoj me një mesazh të qartë

Evropë

Varhelyi në Mal të Zi: Po shkoj me një mesazh të qartë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:59
Oliver Varhelyi

“Po vij në Mal të Zi me një mesazh të qartë", ka thënë në rrjetin social X, Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kështu ka njoftuar ai vizitën në shtetin e Malit të Zi që do ta realizojë sot.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat e pranimit,” tha Varhelyi.

Synimi, shton ai, është që Mali i Zi të kalojë në nivelin tjetër.

“Ne të gjithë jemi gati të mbyllim standardet e përkohshme. Jemi të përkushtuar të ecim përpara,” tha Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat