​Gjoba deri në 10 mijë euro për nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali

Evropë

​Gjoba deri në 10 mijë euro për nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Studentët që sulmojnë mësuesit në Itali rrezikojnë gjoba që variojnë nga 500 deri në 10.000 euro sipas një amendamenti qeveritar të miratuar nga komiteti i kulturës i Senatit të enjten.

Sulmet ndaj mësuesve janë bërë kryefjalë së fundmi pasi një mësuese mbeti i plagosur lehtë pasi u godit me thikë në shpinë nga një nxënës.

Gjobat do të vendosen ndaj kujtdo që sulmon anëtarët e stafit, drejtuesit apo personelin administrativ në shkollat italiane, thuhet në ndryshimin e projektligjit për vlerësimin e sjelljes së nxënësve.

Gjobat do t'i paguhen shkollës së përfshirë në rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat