Finlanda: Ukraina mund të përdorë armët tona për të bombarduar Rusinë

Evropë

Finlanda: Ukraina mund të përdorë armët tona për të bombarduar Rusinë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:32
Andi Hakanen

Ukraina mund të përdorë armë që ka blerë nga Finlanda për të goditur objektivat në tokën ruse, sipas zyrtarë të lartë të Helsinki. Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Andi Hakanen theksoi se vendi i tij nuk ka vendosur asnjë lloj kufizimi në lidhje me përdorimin e armëve që i jep Kievit.

Hakanen shtoi se kufizimet janë vendosur kryesisht nga vendet që kanë furnizuar Ukrainën me sisteme armësh me rreze të gjatë.

“Nëse është e nevojshme, Ukraina duhet të godasë edhe objektivat ushtarake në anën ruse."

Kjo është një betejë krejtësisht legjitime mbrojtëse e Ukrainës. Karta e OKB-së lejon goditjen e objektivave ushtarakë përtej kufijve tokësorë”, tha Jukka Kopra, kryetare e komitetit të mbrojtjes të Parlamentit finlandez.

Qëndrimi i Finlandës, i shprehur nga dy zyrtarë të lartë, është në kontrast të plotë me atë të vendeve të tjera perëndimore, përfshirë Gjermaninë, ku kancelari Scholz duket se nuk dëshiron të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus në Ukrainë, nga frika se armët do të përdoren për të goditur objektiva brenda Rusisë, duke e tërhequr Gjermaninë në një konflikt me pasoja të panjohura me liderin rus Vladimir Putin.

“Unë i bëj thirrje Gjermanisë që të mendojë seriozisht për këtë. Qeveria gjermane e di se ato do të kishin vërtet një rëndësi të madhe,” tha Hakanen.

Kujtojmë se dje, presidenti rus Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij vjetor për gjendjen e kombit, iu drejtua vendeve të NATO-s, duke paralajmëruar se rrezikojnë një konflikt bërthamor nëse dërgojnë trupa në Ukrainë.

Ai shtoi se Rusia duhet të forcojë rajonin e saj ushtarak perëndimor pasi Finlanda dhe Suedia të bashkohen me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat