Thatësira ekstreme në Spanjë prek 200 qytete, më e keqja në histori, pritet transporti i ujit me anije

Evropë

Thatësira ekstreme në Spanjë prek 200 qytete, më e keqja në histori, pritet transporti i ujit me anije

Më: 1 mars 2024 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një shi i lehtë do të jetë i mjaftueshëm për Katalonjën për të shmangur kufizimet e mëtejshme emergjente të përdorimit të ujit, tha një zyrtar rajonal, ndërsa rajoni spanjoll përballet me thatësirën më të keqe në histori. “Ne kemi nevojë për shumë pak shi për të shmangur hyrjen në fazën e dytë,” i tha Reuters të premten David Mascort, shefi mjedisor i qeverisë rajonale të Katalonjës.

Sipas një faze të parë të kufizimeve, banorët duhet të ulin përdorimin e ujit me 5% dhe fermerët deri në 80%. Mascort ngriti mundësinë e lehtësimit të disa prej tyre, si heqja e ndalimit për mbushjen e pishinave në rastin e objekteve komunale. Reshjet e shiut do të shmangnin një valë të dytë masash nën një gjendje të jashtëzakonshme duke prekur tashmë gjashtë milionë njerëz në 200 qyteza dhe qytete, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Spanjës, Barcelonën.

Edhe të njëjtat nivele të ulëta të shiut si maji dhe qershori i vitit të kaluar, që llogariten në mes 150 litra deri në 200 litra për metër katror shi për një periudhë prej një deri në dy javë, do të lejonin Kataloninë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, tha Mascort.

Disa pjesë të gadishullit Iberik janë në gjendjen e tyre më të thatë në 1200 vjet, tregoi një studim i vitit 2022, duke i detyruar zyrtarët të konsiderojnë sjelljen e ujit me anije në Barcelonë, si në vitin 2008, për shërbimet thelbësore si spitalet.

Pa shi të mjaftueshëm, Barcelonës do t’i duhet jo vetëm të sjellë ujë nga një fabrikë shkripëzimi pranë Valencias, por potencialisht edhe më shumë ujë nga Tarragona fqinje si dhe qyteti francez i Marsejës, tha Mascort. Mascort tha se përdorimi i ujit ka rënë 16% nga viti në vit në disa zona dhe konsumi i përgjithshëm është më i ulët se në rajonet e afërta. “Njerëzit po bëjnë një përpjekje të madhe … dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë në gjendje t’i mbijetojmë 40 muajve të thatësirës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat