40 F-35, tre fregata dhe Black Hawk/ Greqia blindohet, kërkon frenat e mbrojtjes së BE-së

Evropë

40 F-35, tre fregata dhe Black Hawk/ Greqia blindohet, kërkon frenat e mbrojtjes së BE-së

Më: 4 mars 2024 Në ora: 16:13
Nikos Dendias

Greqia, vendi ku është vendosur qendra e operacionit të BE-së që po mbron anijet tregtare nga sulmet e rebelëve Houthi në Detin e Kuq, shpreson të luajë një rol edhe më qendror në garantimin e sigurisë së bllokut me 27 vende anëtare, tha ministri i mbrojtjes.

“Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, tha Nikos Dendias për Reuters, duke shtuar se Bashkimi Evropian mund ta arrijë këtë në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët e tjerë.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kemi një industri të mbrojtjes në Greqi dhe Evropë, e cila mund t’i shërbejë nevojave të Bashkimit Evropian.” Misioni detar i BE-së në Detin e Kuq, i quajtur “Aspides”, që në greqisht do të thotë “Mburoja”, nisi muajin e kaluar për të mbrojtur anijet nga sulmet nga militantët Houthi të lidhur me Iranin në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas në luftën e tij me Izraelin. Në udhëkryqin midis Azisë, Afrikës dhe Evropës, Greqia kontrollon flotën më të madhe tregtare në botë dhe sulmet kundër anijeve të saj janë shtuar.

Porti më i madh i Greqisë, Pireu, ka pasur rënie të tregtisë me 40%. Fregata greke Hydra lundroi javën e kaluar për në Detin e Kuq ndërsa vendi mori komandën e misionit të BE-së selia e të cilit do të jetë në qytetin e Larisës. Italia komandon forcën detare. “Është e rëndësishme që të kemi sukses”, tha Dendias. “Nuk mund të jesh udhëkryq nëse rrugët nuk ekzistojnë ose nuk funksionojnë. Pra, për ne ky është një kërcënim i madh.” Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Bashkimi Evropian dëshiron të rrisë rolin e tij të mbrojtjes si një bllok dhe jo si një koleksion prej 27 kombesh ku politika ushtarake hartohet në nivel kombëtar.

Greqia, gjithashtu një anëtare e NATO-s, dëshiron të reformojë ushtrinë e saj sipas shembullit të Finlandës. Ajo synon gjithashtu të rindërtojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe të nxisë biznesin e kantiereve të saj detare, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi një dekadë që e detyroi atë të ulë shpenzimet. Ajo ka hartuar një plan blerjejesh 10 vjecar, shumë miliarda dollarësh, që përfshin blerjen e deri në 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA, tre fregata nga Franca dhe helikopterët Black Haëk të prodhimit amerikan.

Ajo dëshiron të prodhojë sisteme dronësh dhe sisteme anti dron dhe është në biseidme me SHBA për tu bërë pjesë e projektit të ndërtimit të fregatave të klasit Constellation për marinën greke. Kjo përbën një sfidë të madhe – thotë dendias. Ne jemi një komb krenar detar, por është hera e parë në historinë tonë që mund të jemi në gjendje të bashkëprojektojmë një platformë aq të rëndësishme sa Constellation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat