Zviceranët votojnë për një pension shtesë mujor në referendum mbarëkombëtar

Evropë

Zviceranët votojnë për një pension shtesë mujor në referendum mbarëkombëtar

Më: 4 mars 2024 Në ora: 21:33
Ilustrim

Qytetarët e Zvicrës votuan me vendosmëri rritjen e pagesave të pensioneve për të moshuarit në një referendum mbarëkombëtar të dielën mes shqetësimeve për rritjen e kostove të jetesës.

Të paktën 58 përqind e votuesve mbështetën pensionin shtesë, një pagesë e 13-të në vit, ndërsa më pak se 42 përqind votuan kundër tij, sipas rezultateve të përkohshme zyrtare të publikuara nga qeveria.

Pensioni maksimal i pleqërisë në Zvicër është 2450 franga zvicerane për individët dhe 3675 franga zvicerane për çiftet, para për të cilat qytetarët argumentojnë se nuk mjaftojnë për të jetuar në vend.

Masa, e cila u promovua nga Federata e Sindikatave Zvicerane dhe partitë e majta të qendrës, kishte nevojë gjithashtu për mbështetjen e shumicës së 26 kantoneve të Zvicrës për të kaluar. Shumica e mbështetën atë.

Qeveria, lobet e biznesit dhe parlamenti me prirje të djathtë, e kishin hedhur poshtë propozimin si financiarisht të paqëndrueshëm. Votuesit zviceranë në të kaluarën kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me masat mbështetëse të konsideruara si të rrezikshme për biznesin.

Autoritetet argumentuan se pensioni do të kushtonte më shumë se 4 miliardë franga zvicerane në vit, gjë që do të kërkonte rritje taksash.

Pas votimit të së dielës, ministrja e Brendshme Elisabeth Baume-Schneider tha se "demokracia është e gjallë dhe po fillon në Zvicër".

Votimi i pensioneve është në kontrast me referendumet e dekadave të fundit, në të cilat Zvicra hodhi poshtë propozimet që do të shkurtonin javën e punës dhe do t'u jepnin njerëzve më shumë pushime.

Shqetësimi për koston e jetesës është i përhapur në vendin e pasur, me Cyrihun që lidhet me Singaporin si qytetin më të shtrenjtë në botë në një studim të botuar në nëntor nga Economist Intelligence Unit.

Mery, një votuese 65-vjeçare eCyrihut, tha se rritja e pagesave të pensioneve kishte kuptim. "Unë jam në pension tani dhe padyshim që do të doja pak më shumë," tha ajo, duke refuzuar të japë emrin e saj të plotë, transmeton Independent.

"Ky pension duhet të më lejojë t'u jap pak nipërve të mi".

Nuk është e qartë se si do të financohet rritja e pensioneve, e cila duhet të hyjë në fuqi nga viti 2026. Kundërshtarët thonë se kjo mund të shkaktojë rritje të taksave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat