Bisedimet mes fermerëve polakë dhe qeverisë përfundojnë në qorrsokak

Evropë

Bisedimet mes fermerëve polakë dhe qeverisë përfundojnë në qorrsokak

Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një tjetër takim mes kryeministrit polak Donald Tusk dhe fermerëve ka përfunduar në Varshavë.

Përfaqësuesit e protestuesve thanë pas bisedimeve se kreu i qeverisë paraqiti propozime për zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballen prodhuesit polakë të ushqimit.

Por se në takim nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Para bisedimeve, fermerët njoftuan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre mund të intensifikohet në kufirin me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat