​Zëvendëspresidenti i Lukoil u gjet i varur

Evropë

​Zëvendëspresidenti i Lukoil u gjet i varur

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:03
​Zëvendëspresidenti i Lukoil u gjet i varur

Gjigandi rus i naftës Lukoil ka njoftuar vdekjen e zëvendëspresidentit të tij Vitaly Robertus.

Në një deklaratë, kompania tha se Robertus vdiq "papritmas" në moshën 54-vjeçare. Robertus kishte qenë në Lukoil për më shumë se 30 vjet dhe është i fundit në një varg drejtuesish të lartë të naftës dhe gazit që vdiq në rrethana të papritura.

Në tetor 2023, Lukoil kishte deklaruar se kreu i bordit të drejtorëve të kompanisë Vladimir Nekrasov kishte vdekur nga dështimi i zemrës në moshën 66-vjeçare.

Ish-drejtori më i lartë i Lukoil, Alexander Subbotin, u gjet i vdekur në maj 2022, ndërsa në shtator të po atij viti media shtetërore raportoi se presidenti i kompanisë Ravil Maganov kishte vdekur pasi ra nga dritarja e spitalit në Moskë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat