Bie inflacioni në eurozonë dhe në BE në muajin shkurt

Evropë

Bie inflacioni në eurozonë dhe në BE në muajin shkurt

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Norma vjetore e inflacionit në eurozonë dhe BE u ul me 2.6% dhe 2.8% në shkurt, nga përkatësisht 2.8% dhe 3.1% në janar, treguan shifrat zyrtare të hënën.

Autoriteti statistikor i bllokut prej 27 anëtarësh, Eurostat kujtoi se norma e inflacionit ishte 8.5% në shkurt të vitit 2023 në zonën e euros dhe 9.9% për BE.

Normat më të ulëta vjetore u panë te Letonia, Danimarka (të dyja 0.6%) dhe Italia (0.8%) ndërsa normat më të larta vjetore u panë në Rumani (7.1%), Kroaci (4.8%) dhe Estoni (4.4%).

Në krahasim me janarin, inflacioni vjetor ra në 20 shtete anëtare, mbeti i qëndrueshëm në pesë dhe u rrit në dy.

Në shkurt, kontributet më të larta në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga shërbimet, ushqimet, duhani me alkool dhe energjia, shtoi Eurostat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat