Të shtëna me armë në një sallë koncertesh afër Moskës, të paktën 12 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Evropë

Të shtëna me armë në një sallë koncertesh afër Moskës, të paktën 12 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistrua pasditen e sotme në një sallë koncertesh Crocus City Hall në Krasnogorsk, një qytet afër Moskës.

Sipas informacioneve fillestare, të paktën tre persona të maskuar kanë hapur zjarr, duke shkaktuar kaos dhe viktima.

Kështu raporton Ria Novosti, sipas së cilës në ndërtesë ka rënë zjarr.

Të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën sipas vlerësimeve fillestare.

Ndërtesa më pas u dogj dhe tani është duke u evakuuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat