“Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve”, pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në Rusi

Evropë

“Vrasjet në korridor, tmerri në sallë dhe ikja e të dyshuarve”, pamjet që shënuan një ndër sulmet më masive në Rusi

Më: 23 mars 2024 Në ora: 14:51

Mbrëmje e kaluar ka ndodhur një sulm në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë, ku mbetën të vrarë të paktën 93 persona.

Tashmë shumë video janë publikuar në rrjetet sociale, ku disa prej tyre janë të realizuar nga qytetarët që gjendeshin brenda sallës.

Në një video shihet se si një qytetar përpiqet të largojë një qytetar tjetër gjersa sulmuesit po kryenin vrasjet në korridor, shkruan bbc.

Gjithashtu janë publikuar pamjet teksa njerëzit bërtisnin brenda në sallë dhe kërkonin ndihmë gjersa sulmuesit filluan të shtien në drejtim të tyre. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.

Më poshtë janë disa prej videove që e shënuan ngjarjen gjatë mbrëmjes së kaluar, e cila po konsiderohet si një ndër më të rëndat në njëzet vjetët e fundit për Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat