​Kriza e pengjeve në Holandë përfundon pasi të gjithë njerëzit lirohen

Evropë

​Kriza e pengjeve në Holandë përfundon pasi të gjithë njerëzit lirohen

Më: 30 mars 2024 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Kriza e pengjeve në Holandë ka përfunduar pasi të gjithë personat e marrë peng në një kafene janë liruar, sipas policisë.

Pengu i fundit është liruar dhe një person është arrestuar, tha policia në X, duke shtuar: “Nuk mund të ndajmë më shumë informacion në këtë moment”.

Disa persona u mbajtën peng në një ndërtesë në qytetin Ede, në Holandën qendrore, tha policia të shtunën.

Një numër i madh policie dhe kamionësh zjarrfikës u dërguan në zonë për shkak të incidentit të marrjes peng në një kafene në Ede të Holandës. Qindra shtëpi në afërsi u evakuuan gjithashtu.

Njerëzit në një kafene në qytetin Ede u morën peng dhe incidenti nuk ishte i natyrës terroriste, tha policia holandeze në një deklaratë në X.

Policia u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe të mos shkojnë nëpër kafene për të parë ngjarjen.

Rreth 150 shtëpi në zonë u evakuuan si masë paraprake dhe njerëzit u evakuuan në një vend të sigurt, sipas deklaratës. Më herët policia njoftoi se tre pengje u liruan herët në mëngjes, por ngjarja është në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat