Aksidentohet autobusi me turistë në Bruksel, disa të lënduar

Evropë

Aksidentohet autobusi me turistë në Bruksel, disa të lënduar

Më: 31 mars 2024 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një autobus është aksidentuar pasi u përplas me një pemë.

Sipas mediave të huaja në autobus ndodheshin rreth 33 turistë, aksidenti u raportuar pranë kanalit në Bruksel. Dhjetë persona mbetën të lënduar, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në zonë kanë mbërritur zjarrfikës dhe policia.

Të lënduar janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat