“Nëse doni paqe, përgatituni për konflikt”, Lukashenko: Bjellorusia po bëhet gati për luftë, nuk e fshehim

Evropë

“Nëse doni paqe, përgatituni për konflikt”, Lukashenko: Bjellorusia po bëhet gati për luftë, nuk e fshehim

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:44
Presidenti Alexander Lukashenko

Nëse një luftë shpërthen në Bjellorusi, vendi do të jetë gati, tha Presidenti Alexander Lukashenko.

“Mos u besoni atyre që thonë se ne duam luftë. Ne po përgatitemi për luftë, të jeni të sigurt për këtë. Nuk isha unë i pari që thashë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”.

Është një thënie me vend edhe sot e kësaj dite”, theksoi Lukashenko.

Sipas presidentit bjellorus, forcat e armatosura të vendit po marrin trajnimin e nevojshëm, ndërkohë që ushtrisë po i ofrohen armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

“Nëse dikush na sulmon, duhet ta dini se kjo do të thotë se ne po bëjmë gjënë e duhur. Në të kundërt, nëse ata fillojnë të na lavdërojnë, kjo do të thotë telashe,” vuri në dukje udhëheqësi bjellorus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat