Sipas artit, i të qenit pa zot, djalli është në detaje, por tani duket sikur ai është kudo rreth nesh!

Evropë

Sipas artit, i të qenit pa zot, djalli është në detaje, por tani duket sikur ai është kudo rreth nesh!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:13
Vladimir Putin

Djalli erdhi në Moskë sepse atje njerëzit kishin pushuar së besuari në Zot. Kështu fillon libri “Mjeshtri dhe Margarita” i Mikhail Bulgakov. Mund të themi se kjo i përngjanë një kapitulli të librit,  kur terroristët filluan të qëllonin në sallën e koncerteve, Crocus, javën e kaluar.

Një kapitull tjetër mund të ishte gjithashtu, kur ata ia prenë veshin njërit terrorist dhe më pas ia mbushën gojën me veshin e prerë! Është torturë djallëzore dhe mundet me qenë kapitull i njëjtë me të ndjerin Aleksey Navalny, i cili gjet i torturuar deri në vdekje në një kamp burgu. Ose kur Putini "fitoi" zgjedhjet për vetëveten!

Nuk është për t’u habitë pse djalli shfaqet në parajsën tonë dhe krijon këtë atmosferë të keqe.

Libri për të cilin po flasim, gjithmonë shfaqet në kujtesën time kur bëhet fjalë për Rusinë.

“Mjeshtri dhe Margarita” e lexova kur isha në shkollë të mesme, në moshën 16-vjeçare, para se do të shkoja të vizitoja motrën time që studionte në Moskë. Më kujtohen përshtypjet kur ishim në sallën e koncerteve, përjetimet e debateve të hapura e të lira pas koncertit.Në vitet 1990, ata përdorën çdo mundësi për të diskutuar pas të gjitha viteve të censurës sovjetike.

Tani nuk mund të thuash më asgjë, sidomos me një zë të lartë në një sallë koncertesh!

Unë nuk fillova të besoja në Zot pasi lexova librin, por u magjepsa jashtëzakonisht nga mënyra se si ishte shkruar. Edhe sot mendoj se shumë njerëz duhet të luftojnë përmes kësaj kryevepre për të kuptuar kohën tonë. Libri përshkruhet si një roman krimi, roman historik, roman metafizik, roman edukativ, satirë dhe roman epik. Në çfarë ëndrre duhet të jesh në gjendje të bëjsh paraprakisht diçka të drejtë, dhe vetëm duke bisedue? 

Merrni për shembull Rusinë, e cila për më shumë se dy vjet ka qenë ujku i keq dhe i shëmtuar për të cilin lexojmë çdo ditë. Një vëlla i fuqishëm në Lindje që shmang shoqërinë e lirë me Perëndimin, dhe jo më pak Ukrainën e lindjes së Bulkakovit. Më dhumë se 150 njerëz që u qëlluan dhe u vranë, akoma më shumë u plagosën në një sallë koncertesh, kujtuam se mes rusëve kishte edhe njerëz të thjeshtë në sulmin e tmerrshëm që goditi shikuesit paqësorë të koncertit. Më pas, fotografia e armikut bëhet e paqartë për disa minuta, por që ishte një paketë dhuratë për Putinin, i cili po përpiqet t'i kthejë ukrainasit në djaj, duke bombarduar qytetet ukrainase si hakmarrje, edhe pse IS ka thënë se ata janë pas saj.

Askush nuk mendon se është në rregull që rusët të mendojnë se Ukraina u përket atyre. Me përjashtim të Papa Françeskut, i cili mendon se ukrainasit nuk duhet të kenë turp për fillimin e bisedimeve të paqes. E thënë më butë: ka shumë krerë shtetesh që duhet të fillojnë negociatat e paqes, por shumica e tyre mendojnë se kanë të drejtë në tokën e të tjerëve. Në mënyrë të rreptë, ne nuk duhet të shpenzojmë kohën tonë për këtë edhe pse ne e bëjmë këtë, sepse ushqimi ynë po mbushet me gjenocid.

Por siç shkruan Bulgakov në libër: Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, ata vizitohen nga djalli…) Duhet të besojmë në diçka, edhe pse kjo nuk është aq e lehtë, pasi që ne aktualisht shohim re të errëta në qiell.

Dot ndodhin vrasje tragjike familjare, vrasje të partnerëve dhe vrasje të fëmijëve në të gjithë lajmet. Kemi norma të larta interesi, refugjatë taksash në Zvicër dhe një krizë vezësh nëpër dyqane. Veç kësaj, qeveria Novegjeze thotë se duhet të punojnë më shumë njerëz, pasiqë jemi përmbushë me valën e të moshuarve dhe se duhet të linden më shumë fëmijë, sepse sot për sot  jemi një shoqëri e mplakur!

Ndërsa në anën tjetër të globit, 18 milionë njerëz janë të uritur në Sudan, kjo është uria më e madhe në botë. Por edhe të gjithë burrat e botës shkojnë në të djathtën ekstreme, kurse gratë në të majtë. Nuk është për t’u habitë pse djalli shfaqet në parajsën tonë dhe krijon këtë atmosferë të keqe.

Tani shtrohet pyetja se kujt duhet t'i besojmë?

Bota ka aq pak besim në fakte, kurse  njerëzimi vazhdon të beson në teoritë e konspiracionit…)

Mund të thuash shumë çka për fenë, por mirësia ndaj njerëzve të tjerë dhe veçanërisht ndaj të dobëtve që fetë përpiqen të predikojnë ka diçka në të. Sidomos në kohë lufte, kohë varfërie dhe kohë konspiracioni, është e vlerdhme të gjurmojsh nëpër shkrimet e shenjta.

Meqenëse "Mjeshtri dhe Margarita" është si një testament i ri, edhe mund të fillojmë me të. Unë do u japë një pasqyrë të shkrimtarit që përpiqet t'na afrojë një përgjigje në një kohë konfuze dhe të tmerrshme. Mbani mend: Bulgakov kalon mbi 12 vjet duke shkruar librin dhe ai kurrë nuk e mbaroi atë. Libri u përfundua nga gruaja e tij,  pas vdekjes së autorit. Libri ishte një kritikë e viteve 1930 për Bashkimin Sovjetik. Bulgakov u ndalua për kritikat e tij ndaj regjimit por libri u botua vetëm 25 vjet pas vdekjes së tij.

U botua i censuruar edhe në norvegjisht, edhr ashru ishte dhe është jashtëzakonisht i mirë. 

"Vargjet Satanike" të Rushdiut janë frymëzuar nga "Mjeshtri dhe Margarita". Vargjet nuk mund të përsëritet sepse ato janë diçka e veçantë, njëjtë sikurse që është bota e sotme konfuze dhe e vështirë.

Djalli vjen dhe krijon ferrin, ndëshkon të këqijtë dhe është i sjellshëm me të mirët, kjo mund të lexohet në këtë kohën tonë. Ai u bën gjëra të tmerrshme atyre që e meritojnë (sepse ata ushqehen me varfërinë e të tjerëve), duke krijua para që zhduken (kriptovalutat), dhe duke krye shfaqje fantastike (Taylor Swift).

Njeriu që takon për herë të parë djallin shtrohet në një spital psikiatrik sepse askush nuk beson në të. Metodë kjo të cilën autoritetet ruse përdorin edhe sot e kësaj dite. Në spital, djalli takon mjeshtrin, i cili shkruan një testament alternativ për Biblën, si kërkon të përqafojë satirën, sepse ju jeni pjesë e egërsisë. A është kjo një fe e re besimi që të dorëzohemi para atyre që guxojnë të qëndrojnë kundër të gjitha normave shoqërore….)?

Ndoshta tani jemi në një kohë kur nuk duhet të linden më shumë fëmijë, por të kujdesemi për ata që i kemi bërë tashmë dhe të jemi kuriozë, pse gjeneratat e sotme nuk duan të shtohen me vrull! Është e mundëshme se ndoshta në këtë mënyrë, këta duan të shmangin vizitën e djallit në vitet në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat