Britania e Madhe kundër dërgimit të forcave të NATO-s në Ukrainë

Evropë

Britania e Madhe kundër dërgimit të forcave të NATO-s në Ukrainë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:02
David Cameron, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe; Foto: Reuters;

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka këmbëngulur se trupat e NATO-s nuk do të dërgohen në Ukrainë.

Aleanca ka shmangur vendosjen e ushtarëve në terren në Ukrainë pasi nuk dëshiron një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat ruse.

“Unë mendoj se ne nuk duam t’i japim Putinit një objektiv të tillë, dhe NATO mund të bëjë shumë gjëra për të, të koordinojë më mirë ndihmën që i japim Ukrainës”.

“Por, në thelb, për vendet si Britania dhe të gjithë ata që mbështesin Ukrainën, kjo është një çështje e vullnetit politik. A kemi durim? A kemi vullnet? A jemi të përgatitur të japim burimet? Tani, në rastin e Britanisë, padyshim që përgjigja është ‘po’”.

Megjithatë, presidenti francez, Emmanuel Macron, me parë kishte sugjeruar se trupat e NATO-s në Ukrainë nuk mund të përjashtoheshin, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat