Aksident tragjik në Itali, makina e policisë përplaset me “Range Rover”, vdesin 2 karabinierë, plagosen 4 persona

Evropë

Aksident tragjik në Itali, makina e policisë përplaset me “Range Rover”, vdesin 2 karabinierë, plagosen 4 persona

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Campagna në Itali ku si pasojë e përplasjes së makinës së policisë me 2 makina të tjera, kanë humbur jetën 2 karabinierë të moshave 23 dhe 26 vjeç.

Ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 persona të tjerë, një prej tyre karabinier dhe 3 të tjerët gra të moshave 31, 18 vjeç si dhe një i moshuar 75 vjeçar.

Aksidenti ndodhi mes tre makinave, asaj të karabinierëve, një “Range Rover” i bardhë – ku ndodheshin dy gratë – dhe një tjetër makine, ku ndodhej i moshuari.

Sipas pistave paraprake të hetimit, dyshohet se ka qenë automjeti “Range Rover” që i ka ndërprerë rrugën makinës së karabinierëve dhe më pas është përplasur edhe makina ku udhëtonte i moshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat