Sigurimi i lokalit përplas me kokë për asfalti një burrë në Britani të Madhe – publikohen pamjet rrëqethëse

Evropë

Sigurimi i lokalit përplas me kokë për asfalti një burrë në Britani të Madhe – publikohen pamjet rrëqethëse

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti shokuese kur pjesëtari i sigurimit në një klub të natës përplas me kokë për tokë një burrë – duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Pamjet amatore shfaqin incidentin që ka ndodhur në një lokal në Middlesbrough të Britanisë së Madhe, ku shihet një burrë sesi përplas kokën për asfalti.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Croporation pranë klubit të natës Empire, ku në video shihet sesi sigurimi nuk e kursen aspak burrin.

Përkundrazi, ai hidhet për tokë sikur të ishte një leckë dhe pa pikë mëshirë ia përplas kokën për asfalti.

Në anën tjetër policia britanike ka njoftuar se ka arrestuar një 39-vjeç, nën dyshimin se ka shkaktuar lëndim serioz.

E nga këshilli i qytetit është bërë e ditur se do të kërkohet pezullimi i licencës së këtij klubi të natës. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat