Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk

Evropë

Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Polakët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale për të zgjedhur këshilltarët dhe kryetarët e bashkive, të cilët luajnë kyç në mënyrën se si shpërndahen miliarda eurot nga fondet e Bashkimit Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve do të shërbejë gjithashtu si tregues i qëndrimit të tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, zgjedhja e të cilit në dhjetor shënoi një pikë kthese për vendin më të madh të pjesës lindore të BE-së, duke e rikthyer atë në kursin pro-evropian.

Për tetë vjet, qeveria e mëparshme nacionaliste mbajti qëndrime që binin ndesh me aleatët perëndimorë.

Koalicioni i gjerë që kryeson zoti Tusk fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare të tetorit me premtimet për të hequr dorë nga reformat gjyqësore të qeverisë së mëparshme që kritikët kishin thënë se minonin pavarësinë e gjykatave.

"Të gjithë ata që nuk duan që fati i tyre të vendoset nga dikush tjetër, duhet të votojnë," u tha zoti Tusk gazetarëve pasi hodhi votën e tij në qytetin e tij të lindjes, Sopot, në bregdetin Baltik.

Kryeministri Tusk e sheh fitoren e Koalicionin Civil (KO), grupimi më i madh në aleancën qeverisëse, si thelbësore për të shmangur kthesën drejt një regjimi nacionalist nën partinë Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Tre partitë e koalicionit qeverisës kanë dalë me kandidatë të veçantë, prandaj votimi është gjithashtu një shans për zotin Tusk që të çimentojë mbizotërimin e partisë së tij në qeveri.

Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe rezultatet e së dielës do të ndiqen nga afër nga Brukseli.

Për kreun e PiS-së Jaroslaw Kaczynski, zgjedhjet lokale ofrojnë një shans për t'i dërguar një mesazh paralajmërimi qeverisë.

"Kemi një shans ... t'u japim autoriteteve që janë në krye të Varshavës sot një karton të verdhë," u tha ai përkrahësve të tij të premten./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat