​Ukraina sulmoi centralin bërthamor Zaporizhzhya me dronë

Evropë

​Ukraina sulmoi centralin bërthamor Zaporizhzhya me dronë

Më: 7 prill 2024 Në ora: 20:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase ka sulmuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus, duke plagosur tre persona.

Korporata ruse e energjisë bërthamore Rosatom raportoi se nivelet e rrezatimit në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, i cili ka gjashtë reaktorë, ishin normale dhe se nuk kishte dëme serioze.

Ushtria ruse kapi termocentralin në javët e para të pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për sulmimin e termocentralit dhe zonat përreth dhe rrezikimin e një fatkeqësie bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ekspertët e së cilës janë në terren, tha se ishte informuar nga personeli i centralit bërthamor për shpërthimin e dronit dhe se informacioni ishte në përputhje me vëzhgimet e IAEA.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi tha se të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të "rrezikonin sigurinë bërthamore".

Termocentrali bërthamor mbetet pranë vijës së parë të konfliktit 25-mujor dhe Grossi ka paralajmëruar vazhdimisht për shqetësim të madh për incidentet e vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat