Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

Evropë

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

Më: 8 prill 2024 Në ora: 06:10
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij do ta humbasë luftën nëse ndihma e pritshme prej 60 miliardë dollarësh amerikane mbetet e bllokuar në Kongres, pasi Rusia ka rritur sulmet në Ukrainën lindore.

“Nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën”, tha Zelensky gjatë një konference me ambasadorët në platformën United24 për mbledhjen e fondeve të qeverisë ukrainase. “Pa mbështetjen e Kongresit, do të jetë e vështirë për ne të fitojmë, madje edhe të mbijetojmë” si vend”, shtoi ai.

“Nëse Ukraina humbet luftën, shtetet e tjera do të sulmohen”, paralajmëroi presidenti ukrainas, duke vlerësuar se Rusia, e cila pushtoi vendin fqinj në shkurt 2022, do të ushtronte më pas kërcënimin bërthamor për të trembur shoqëritë perëndimore.

Programi amerikan i ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej 60 miliardë dollarësh për Kievin është bllokuar në Kongres që nga viti i kaluar për shkak të ndarjeve midis demokratëve dhe republikanëve, ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat