Nga Austria vjen alarmi: Akullnajat e vendit do të zhduken pas 45 vjetësh

Evropë

Nga Austria vjen alarmi: Akullnajat e vendit do të zhduken pas 45 vjetësh

Më: 8 prill 2024 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Akullnajat austriake do të zhduken pas 45 vjetësh, paralajmëroi të premten Klubi Alpin Austriak (OeAV), në raportin e tij të fundit të matjes së akullnajave që detajon tkurrjen e shpejtë të 93 akullnajave në Austri në dy vitet e fundit.

Sipas mediave të huaja, më së shumti “u tërhoq” akullnaja e Pasterze me mbi 203 metra.

Akullnaja Rettenbachferner në Tirol doli e dyta, duke humbur 127 metra akull.

Dhe nga 93 akullnajat e vëzhguara, vetëm një nuk u tkurr më tej.

“De fakto në 40 deri në 45 vjet e gjithë Austria do të jetë pothuajse pa akull”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Salzburg, kreu i shërbimit të matjes së akullnajave, Andreas Kellerer-Pirklbauer.

“Ka kaluar koha” për akullnajat e Austrisë, njoftoi Gerhard Lieb i Klubit Alpin Austriak.

Vetëm nëse bora dhe akulli do të fillonin përsëri të formoheshin tani, akullnajat të paktën mund të ruanin madhësinë e tyre aktuale, shpjegoi Lieb, por “ju nuk mund t’i shpëtoni akullnajat austriake. më, sepse sistemet janë shumë të ngadaltë”.

Ekspertët thanë se ekzistenca e vazhdueshme e akullnajave të Austrisë varet tërësisht nga rezervat e akullit nga e kaluara.

Akullnajat janë masa akulli që formohen ndërsa bora dhe akulli “kompaktohen” gjatë shekujve.

Shkrirja e tyre është një nga treguesit më të dukshëm të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, me akullnajat në mbarë botën që po zvogëlohen me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat