Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?

Evropë

Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?

Më: 8 prill 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për krjimin e një brigade gjermane në Lituani si një hap kyç për të rritur praninë e forcave të NATO-s.

“Kjo është hera e parë që ne e kemi vendosur përgjithmonë një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”, tha Pistorius në një ceremoni lamtumirëse për brigadën paraprake, duke theksuar rëndësinë që ka ky veprim për ushtrinë gjermane.

Pse Gjermania po dërgon trupa ushtarake në Lituani?

Bëhet e ditur se së shpejti personeli ushtarak do të vendosë edhe bazat në Lituani e cila kufizohet me Poloninë, Bjellorusinë si dhe enklavën ruse të Kalinigradit, shkruan yahoonews.

“E di se ka ende shumë për të bërë, duke përfshirë këtu infrastrukturën e duhur. Kazermat duhet të jenë atje”, tha Pistorius.

“Ka ende shumë për të bërë nga pala lituaneze. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pajisur brigadën me mjetet e duhura”, shtoi minstri.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka bërë që NATO të nxitojë me planet e saj për të forcuar krahun lindor.

Brigada Panzerbrigada 45 në Lituani do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027 dhe do të përbëhet nga rreth 4,800 ushtarë me prani të përhershme dhe rreth 200 anëtarë civilë të forcave të armatosura gjermane dhe familjeve të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat