Retë ‘jashtëzakonisht intensive’ me pluhur nga Saharaja godasin Evropën

Evropë

Retë ‘jashtëzakonisht intensive’ me pluhur nga Saharaja godasin Evropën

Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një re pluhuri “jashtëzakonisht intensive” ka udhëtuar nga Shkretëtira e Saharasë për në Evropë.

Bëhet e ditur se pluhuri ka mbuluar pjesën më të madhe të Spanjës, Francës juglindore, Gjermanisë dhe Britanisë juglindore.

Shkaku i pluhurit saharian, vendet perëndimore tashmë po përballen me “qiej të mjegullt, perëndime shumëngjyrëshe” dhe grimca të vogla PM10, të cilat konsiderohen si mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut, shkruan skynews.

Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së BE-së, Copernicus (CAMS), renë aktuale të pluhurit e quajti si “jashtëzakonisht intensive”.

Kjo stuhi prej rëre thuhet të jetë e treta e këtij lloji që kaplon Evropën javët e fundit.

Dy retë e mëparshme kanë qëndruar më në jug, mbi Mesdhe dhe Evropën Lindore.

“Ndërsa nuk është e pazakontë që pluhuri i Saharasë të arrijë në Evropë, ka pasur një rritje në intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve të tilla në vitet e fundit, të cilat mund t’i atribuohen ndryshimeve në modelet e qarkullimit atmosferik”, tha Mark Parrington, shkencëtar i lartë në CAMS.

Ndryshe, reja e fundit pritet të largohet të martën, kur edhe udhëton drejt Suedisë, Finlandës dhe Rusisë veriperëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat