Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin tre të rinj

Evropë

Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin tre të rinj

Më: 8 prill 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Tre të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielen në Gjermani.

Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën e Wallensen, raportojnë mediat gjermane.

Bëhet e ditur se automjeti me të cilën udhëtonin pesë persona u përplas me një pemë.

Viktimat janë të moshave, 18, 19 dhe 20-vjeçare, ndërkaq shoferi i automjetit dhe një udhëtar kanë pësuar lëndime trupore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Siç kanë njoftuar Policia dhe Prokuroria e Hannoverit, hetimet tashmë kanë filluar vozitësit 20-vjeçar.

Akoma nuk bëhet i ditur nacionaliteti i viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat