22-vjeçarja gjendet e vdekur në kishë, po kërkonte fantazma

Evropë

22-vjeçarja gjendet e vdekur në kishë, po kërkonte fantazma

Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:55
Ajo i kishte treguar familjes për planin para se të largohej nga shtëpia e saj në Francë

Një 22-vjeçare franceze që është gjetur e vdekur në një kishë të braktisur në Luginën Aosta të Italisë në fundjavë, po kërkonte një shtëpi të pushtuar nga fantazmat, ka thënë policia.

Ajo i kishte treguar familjes për planin para se të largohej nga shtëpia e saj në Francë, raportoi CNN.

Policia beson se viktima po përpiqej ta provonte një trend të TikTok, duke shtuar se vdekja e saj mund të jetë e lidhur me një garë për gjetjen e fantazmave që po luhet në platformën e rrjeteve sociale në Francë. Teoritë e tjera janë se ajo e kishte bërë në formën e sakrificës.

Janë gjithashtu dy raste të personave të zhdukur në atë zonë që policia thotë se janë të lidhura. Viktima dhe një shok i saj ishin parë të veshur “si vampirë”.

Gruaja ishte therur dhe kishte vdekur nga gjakderdhja. Ajo kishte po ashtu dy plagë arme në qafë dhe një në stomak, të cilat policia ka thënë se janë bërë pas vdekjes. Gjaku i saj ishte fshirë nga dyshemeja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat