Kryetari i Presidencës së BeH-së: Problemi kryesor në BeH nuk është Dodik por Vuçiq, ai nuk është paqebërës

Evropë

Kryetari i Presidencës së BeH-së: Problemi kryesor në BeH nuk është Dodik por Vuçiq, ai nuk është paqebërës

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:31
Denis Beqiroviq

Anëtari boshnjak dhe kryetari aktual i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka akuzuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq se, siç thotë ai, “nuk është paqebërës” dhe se ai është “problemi kryesor në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Këtë e ka thënë Beqiroviq i pyetur për të komentuar takimin e sotëm ndërmjet zyrtarëve të Serbisë dhe Republika Srpska në Beograd dhe shtoi:

“Gjatë javëve dhe muajve të fundit publiku vendas dhe rajonal po e njohin dalëngadalë fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçiqit. Ai nuk është paqebërës, problemi kryesor në BeH nuk është Dodik por Vuçiq. Prandaj, zyrtarët ndërkombëtarë duhet të pyesin veten se çfarë lloj instruksionesh po i jep Vuçiq Dodikut.

Ai do të duhet të fillojë të respektojë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Bosnje-Hercegovinës”, tha Beqiroviç, raportoi portali i Sarajevës Avaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat