Ministri hungarez: Në interesin e BE-së është pranimi sa më i shpejtë i vendeve të Ballkanit

Evropë

Ministri hungarez: Në interesin e BE-së është pranimi sa më i shpejtë i vendeve të Ballkanit

Nga: F.B. Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:33
Peter Sijarto

Ministri i jashtëm në qeverinë hungareze Peter Sijarto ka deklaruar se “BE-së i duhet më shumë Ballkani Perëndimor se që i duhet Ballkanit BE-ja, andaj është interesi i vetë Unionit që sa më parë të pranoj vendet e Ballkanit në gjirin e vetë”, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij “besueshmëria e politikës së zgjerimit të BE-së është lëkundur dukshëm me shtrirjen e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit”, duke shtuar se “interesi i vetë BE-së është integrimi sa më i shpejtë i vendeve të rajonit në kuadrin e Unionit”.

Këtë deklaratë Sijarto e bëri në takimin me gazetarët pas takimit që ka zhvilluar me homologen e tij malazeze Maida Gorçeviç.

Sijarto nënvizoi se “zgjedhjet në Parlamentin Evropian iu kanë hap rrugë ndryshimeve paqësore djathtiste edhe sovrane në drejtimin politik që quhet ndërgjegjja e shëndetshme në debatet politike evropiane”.

Ai ka potencuar rëndësinë që ka zgjidhja e sfidave afatgjate në rajon “përderisa BE do të mund të zgjidhte sfidën e integrimit të rajonit që janë ambicioze dhe shpejtë të zhvilluara në shtetet e Ballkanit perëndimor”.

Ministri hungarez ka nënvizuar se “BE-së shumë më tepër i duhet Ballkani dhe shtete e tij, se që vendev të Ballkanit i duhet BE-ja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat