Komplot kundër Zelensky/ Arrestohet polaku, synonte të vriste presidentin ukrainas

Evropë

Komplot kundër Zelensky/ Arrestohet polaku, synonte të vriste presidentin ukrainas

Më: 18 prill 2024 Në ora: 22:56
Volodymir Zelensky.

Një shtetas polak është arrestuar këtë të enjte nga autoritetet në fshatin Jasionka në Poloni dhe akuzohet se ai ishte i gatshëm të ndihmonte inteligjencën ruse, për të kryer një komplot ky synohej vrasja e presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky.

Zyra e Prokurorit Kombëtar në Poloni deklaroi se personi i dyshuar i identifikuar si Pawel K, akuzohet se ishte i përgatitur për t’i dhënë Kremlinit informacione të ndjeshme ku përfshiheshin detaje në lidhje me furnizimet ushtarake dhe humanitare që kalonin nga kufiri Polak drejt Ukrainës.

Autoritetet e Varshavës nuk kanë dhënë më shumë informacion mbi detajet që personi i arrestuar dinte për presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky. Sipas asaj që shkruan Associated Press, I dyshuari u arrestua në një aeroport në juglindje të Polonisë.

Varshava zyrtare thotë se arrestimi u krye si rezultat I bashkëpunimin të ngushtë me shërbimet sekrete në Ukrainë.

Nëse shpallet fajtor mbi akuzat, shtetasi polak rrezikon dëmimin me 8 vite burg.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian , ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës fqinje dhe Zelenskyy në mbrojtjen e agresionit rus prej më shumë se dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat