U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropë

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Më: 20 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e frikshme e aksidentit në qytetin spanjoll, Tenerife, ku mbeti i plagosur një turist 40-vjeçar, me shumë gjasa britanik.

Ai vendosi të hidhej nga shkëmbinjtë e lartë në det, por e vlerësoi gabimisht dhe u përplas në shkëmbinjtë e mprehtë. Pas goditjes, ai ka rënë në ujë.

Pas aksidentit, dëshmitarët u hodhën në ujë për të ndihmuar burrin dhe ekipet e shpëtimit u thirrën në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur pranë shpellës Charco El Tancon në veri të Tenerife, raportojnë mediat.

Në këtë vend kanë humbur jetën disa turistë, përndryshe qasja është e ndaluar.

Siç bëhet e ditur, mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa nuk dihet gjendja aktuale e burrit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat