“Tanku i së ardhmes”: Franca dhe Gjermania nënshkruajnë një projekt me vlerë miliarda euro

Evropë

“Tanku i së ardhmes”: Franca dhe Gjermania nënshkruajnë një projekt me vlerë miliarda euro

Më: 26 prill 2024 Në ora: 16:52
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, priti homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, këtë të premte në Paris.

Kjo me qëllimin për të ratifikuar një marrëveshje mbi një projekt të ri të përbashkët tankesh të quajtur “Sistemi kryesor i luftimit tokësor” (MGCS).

Kjo marrëveshje formale nis zhvillimin e fazës së parë të mjetit të blinduar, të quajtur “tanku i së ardhmes” – një projekt me vlerë miliarda euro.

Tanku i ri i betejës do të zëvendësojë tankun gjerman Leopard 2 dhe Leclerc të Francës.

Edhe pse të dy ministrat këmbëngulën se projekti nuk duhet të shihet si një model i ri i tankut Leopard 2, një nga mjetet luftarake më të avancuara në botë.

“Nuk bëhet fjalë për të bërë një Leopard 3 ose 4, por për të dizajnuar diçka krejt të re”, theksoi ministri gjerman i Mbrojtjes.

Tanku thuhet se do të përfshijë inteligjencën artificiale dhe do të ketë disa sisteme të automatizuara që nuk do të kërkojnë “pilotë njerëz”, raporton Euronews.com.

Ministrat njoftuan se shpërndarja e kontratave për prodhuesit pritet të finalizohet deri në fund të vitit – “një synim ambicioz”, u thanë ata gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat